Fusha e punës
Shërbime të tjera juridike
Këshilla juridike me gojë dhe me shkrim, mendime dhe analiza juridike, hartimi i akteve, ndërmjetësimi, arbitrazhi dhe mbrojtja e të dhënave (GDPR).
Përveç përfaqësimit në procedura para gjykatave dhe organeve të tjera, ndihma juridike shpesh përfshin këshillë, analizë ose dokument të përgatitur si duhet para se të lindë kontesti. Në këtë grup bëjnë pjesë shërbimet që zbatohen në të gjitha fushat e punës sonë, si dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe zgjidhja paqësore e kontesteve.
Këshilla dhe mendime juridike
Japim këshilla juridike me gojë dhe me shkrim në të gjitha fushat e punës. Përgatisim mendime juridike, analiza dhe rekomandime për rastin konkret, përfshirë analiza për mundësinë e paraqitjes së aplikimit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Hartimi i akteve dhe dokumenteve juridike
Hartojmë akte dhe dokumente të ndryshme juridike, ndër to:
- deklarata;
- kërkesa dhe parashtresa drejtuar organeve dhe institucioneve;
- paralajmërime para padisë;
- dokumente të tjera të nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të palës.
Ndërmjetësimi dhe arbitrazhi
Përfaqësojmë në procedurat për zgjidhjen paqësore të kontesteve, ndërmjetësim dhe arbitrazh, si alternativë e procedurës gjyqësore.
Mbrojtja e të dhënave personale (GDPR)
Japim këshilla për harmonizimin e punës me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR). Përgatisim aktet e nevojshme dhe ofrojmë mbështetje në angazhimin e oficerit për mbrojtjen e të dhënave personale (DPO).