Fusha e punës

E drejta penale

Mbrojtja e të dyshuarve dhe të akuzuarve, përfaqësimi i të dëmtuarve, kallëzime penale, ankesa, marrëveshje me prokurorin publik dhe kundërvajtje.

Ofrojmë ndihmë juridike në të gjitha fazat e procedurës penale: nga procedura paraprake dhe hetimi, te shqyrtimi kryesor, deri te procedura sipas ankesës. Përfaqësojmë të dyshuar, të akuzuar dhe persona të dëmtuar, fizikë dhe juridikë, në pajtim me Ligjin për procedurë penale. Procedura penale është formale dhe afatet në të janë të shkurtra, prandaj ka rëndësi që ndihma juridike të sigurohet që në fazën e hershme të procedurës.

Mbrojtja e të dyshuarve, të akuzuarve dhe të dënuarve

  • Përfaqësojmë në të gjitha fazat e procedurës: hetimi, aktakuza, shqyrtimi kryesor dhe procedura sipas mjeteve juridike.
  • Përfaqësojmë në procedurat e marrëveshjes me prokurorin publik, në të gjitha fazat e procedurës.

Përfaqësimi i personave të dëmtuar

Përfaqësojmë personat fizikë dhe juridikë të dëmtuar në procedurën penale, përfshirë edhe paraqitjen e kërkesës pasurore-juridike për dëmshpërblim. Përgatisim kallëzime penale.

Mjetet juridike

Përgatisim ankesa dhe parashtresa të tjera kundër vendimeve të marra në procedurën penale dhe përfaqësojmë në procedurën para gjykatës së shkallës së dytë.

Dëmshpërblimi dhe procedurat për kundërvajtje

  • Përfaqësojmë në procedurat për dëmshpërblim për shkak të dënimit të pabazë ose privimit të paligjshëm nga liria, përfshirë paraburgimin.
  • Përfaqësojmë edhe në procedurat për kundërvajtje, në të gjitha fazat.